Berati, si të kalosh një fundjavë mes historish të panjohura…
Destinacioni ynë i radhës është Berati, një qytet me histori të lashtë e diferenca që e bëjnë të dallohet nga qytetet e tjera, e me këtë i referohemi kulinarisë që është aq e larmishme. E njohim si qyteti i një mbi një dritareve, i cili në vitin 2008 u bë pjesë e UNESKO-s. Me tre lagje fantastike, të ruajtura si qëmoti, lagjja “Kala”, “Mangalemi” dhe “Gorica”, me hotele e mundësi pafund të shfrytëzimit të tyre sipas mundësive që kanë familjet shqiptare, ne ju sjellim sot detajet e pathëna të “Qytetit të Onufrit”…
Berati është e vetmja kala e banuar në Shqipëri, por bileta prej 200 lekë sa herë hyn në kala ka ndikuar në biznesin vendas. Në lagjen “Kala” jetojnë rreth 60 familje autoktone, e ka rreth 10 shtëpi që ofrojnë hoteleri. Arkeologu, Gjergj Vinjahu ka ardhur nga Tirana me ne, për të na treguar historitë e pathëna të Beratit. Një nga këto është historia e furnizimit me ujë të qytetit, që në kohët e lashta bëhej nga një cisternë që mbante 10 milionë litra ujë, ndërsa sot, fare pranë saj është ndërtuar një depo e re uji, por beratasit e marrin ujin me orar.
Gjergji na shpjegon dhe historinë e kishës së Shën Maria Vllaherna, një kishë e cila është bërë e vizitueshme për qytetarët një vit më parë, e që ka muralet më të ruajtura ndër 7 kishat e tjera. Ajo është pikturuar nga djali i Onufrit. E nëse do shkoni në Berat nuk duhet të lini pa parë Muzeun “Onufri”, ndërsa mësojmë se kishat ndryshojnë nga njëra-tjetra vetëm nga ikona e katërt pasi tre të parat janë njësoj.
Në Kishën e Onufrit, ikona e katërt është ‘Fjetja e Marisë’, emër të cilën ka marrë dhe kisha ndërsa mësojmë se, aty ishin ruajtur kodikët e vjetër të Beratit. Përtej historisë, nëse flini në Berat me çmime nga 1 000 lekë shtrati deri mbi 70 euro dhoma, një xhiro në Malin e Goricës, mëngjesin e nesërm mos e humbisni pasi rruga është interesante e mund ta konsideroni si fiskulturë.
E kur të zbrisni në Goricë, vizitoni Kishën e Shën Spiridhonit, të vetmen që ka ikona me emra shqip. Por, Berati ka dhe një rrugicë puthjesh, ka “Xhaminë e Beqarëve”, “Sarajet e Pashait” e shumë pika turistike nga të cilat nuk shkëputesh lehtë. Ndaj ua sugjerojmë Beratin se ia vlen nga çdo drejtim, ndërkohë që udhëtoni bashkë me ne në këtë destinacion për të mësuar histori që nuk kanë fund.
Rreth 1,500 persona lirohen në Siri pas amnistisë së përgjithshme
Kampionati Ndërkombëtar i Fluturimeve të Lira, 50 pjesmarrës në ‘Korça Open Air’!
Festat e nëntorit, mbizotërojnë udhëtimet jashtë, shqiptarët zgjedhin Europën
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet