80 mijë litra naftë kontrabandë, arrestohen kapiteni dhe mekaniku i peshkarexhës

4 Gusht 2022 | 10:05

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 2 shtetasit e shpallur në kërkim, kapiteni dhe mekaniku i peshkarexhës, që kishin përshtatur një depozitë në peshkarexhë, për mbajtjen e rreth 80.000 litrave naftë të kontrabanduar, me qëllim shmangien e detyrimeve doganore.

Në pranga kanë rënë shtetasit Flamur Aliu dhe Nuri Xheka.

Nga hetimet rezultoi se këta 2 shtetas, së bashku me shtetasin në kërkim A. M. (administrator i peshkarexhës), kishin dalë në det, pa njoftuar kapitenerinë dhe Policinë Kufitare, me qëllim marrjen e një sasie prej rreth 80.000 litrash naftë dhe futjen e saj kontrabandë.

Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë gjetën të përshtatur një depozitë në peshkarexhën e këtyre shtetasve, për mbajtjen e naftës së kontrabanduar. Peshkarexha, së bashku me sasinë e naftës, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Kretë mes një ambulance dhe një makine, humb jetën pacienti që po transportohej

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Bulevardin Mournia në Hania të Kretës, ku një ambulancë e EKAB-it, e cila...
11:09 | 19/07/2026

Facebook dhe Instagram jashtë funksionit, mijëra përdorues raportojnë probleme

Facebook dhe Instagram janë përballur me probleme teknike mëngjesin e së dielës, duke lënë mijëra përdorues në mbarë botën pa akses në platformat e tyre....
10:41 | 19/07/2026

Zbulohet arsenal armësh në Manzë, arrestohet 20-vjeçari

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Baza”, duke zbuluar një ambient që dyshohet se përdorej për ruajtjen e armëve dhe furnizimin e grupeve...
10:03 | 19/07/2026