Si do ndikojë ndalimi i udhëtimeve me SHBA në marrëdhëniet transatlantike?
“Ndihesh si i kapur me duart e lidhura pas shpine”, tha për Euronews Pauline Manos, një shtetase amerikane që banon në Belgjikë prej më shumë se 30 vitesh.
Ajo, si miliona qytetarë amerikanë të tjerë që jetojnë në Europë, shpresonte që do të mund të kthehej në shtëpi gjatë pandemisë për të takuar prindërit e saj të moshuar, të cilët nuk i ka parë që nga periudha e Krishtlindjeve.
Por asaj iu mohua e drejta për të udhëtuar pasi BE e ka lënë SHBA jashtë listës së “vendeve të sigurta”, duke përdorur si argument situatën epidemiologjike të rënduar.
Unioni miratoi udhëtimin për 15 shtete jashtë BE, duke lënë jashtë vende si SHBA, Rusia, Turqia për shkak se situata në këto vende është poshtë mesatares së BE.
“U ndjeva si brezi i gjyshërve të mi kur emigruan nga Greqia në SHBA dhe nuk patën mundësi më kurrë ti shihnin të afërmit e tyre”, tha Manos, vullnetar i shoqatës të Klubit Amerikan të Brukselit.
“Amerikanët nuk janë të mirëpritur”
Industria e udhëtimit dhe turizmit janë ndër më të prekurat prej pandemisë. Kompanitë ajrore kanë pranuar se ky ka qenë viti më i keq në historinë e aviacionit.
Tom Jenkins, Drejtori Ekzekutive i Shoqatës Europiane të Turizmit tha për Euronews se edhe pse tregu më i madh i turizmit për Europën mbeten udhëtimet brenda për brenda kontinentin, kufizimi i udhëtimeve mund të ndikojë tek pushimet transatlantike.
“Ajo që është shqetësuese është mesazhi që përçon se amerikanët nuk janë të mirëpritur për momentin”, ka paralajmëruar ai.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut