Destabilizimi rus në Ballkan, Senati: Mbështeti grupe ekstremiste dhe puçin në Malin e Zi
Përveç rolit destabilizues në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Komiteti për Forcat e Armatosura i Senatit të Shteteve të Bashkuara, thotë se Rusia pati një rol të gjerë në minimin e stabilitetit në Ballkan.
Sipas raportit, Federata Ruse ka sabotuar sovranitetin e Bosnjë-Hercegovinës, u ka dhënë mbështetje grupeve ekstremiste ndërkufitare, dhe ka punuar në mënyrë konsistente që të sabotojë NATO-n dhe Bashkimin Evropian.
“Në Ballkanin Perëndimor, Federata Ruse mbështeti një grusht shteti në Malin e Zi dhe përkrahu mosmarrëveshje në Maqedoninë e Veriut, teksa secili vend përgatitej për t’u anëtarësuar në NATO”, thuhet në raport.
Gjithashtu, Komiteti për Forcat e Armatosura i Senatit e akuzon Rusinë për mbështetje të ekstremistëve të dhunshëm të motivuar në baza racore apo etnike. Sipas Komitetit, diçka e tillë përbën një rrezik domethënës ndaj stabilitetit shoqëror dhe institucioneve demokratike në Evropë dhe në SHBA.
Komiteti vë në pah nevojën për investime të qëndrueshme në rajon për të konkurruar ndikimin rus.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut