OBSH: Ukraina në krizë shëndetësore, rrezik shpërthimi i kolerës
OBSH ka ngritur alarmin se Ukraina po përballet me një emergjencë shëndetësore, pasi konflikti me Rusinë po zgjat dhe ndërhyrja e vetë këtij institucioni ndërkombëtar dhe oragnizatat humaitare po hasen cdo ditë e më shumë me barriera.

Sipas OBSH, stafet mjekësore po punojnë të mbingarkuar në kushte të mjerueshme dhe nën terror.
Deri më tani janë regjistruar 434 sulme mbi strukturat shëndetësore.

Koordinatorja e OBSH-së për Ukrainën, Heather Papovich tha se ekipet shëndetësore në shumë zona janë mësuar të punojnë me predha që bien jashtë dritareve të tyre

Papovich, e cila vizitoi Ukrainën javën e kaluar, tha se OBSH është më e shqetësuar për zonat që ekipet e saj nuk mund të hyjnë për shkak të luftimeve ose pushtimit rus, duke përfshirë rajonin lindor të Donbasit dhe Kherson në jug.
“ Çështja më e madhe është të kesh akses, kjo është ajo që na mban zgjuar natën ,” tha Papovich.
Kontrolli i sëmundjeve është gjithashtu një faktor shumë problematik. Ukraina ka mbulim të ulët vaksinal për fruthin dhe poliomielitin dhe janë ngritur shqetësime për rrezikun e shpërthimit të kolerës.

OBSH gjithashtu punon së bashku me sistemet kombëtare shëndetësore për të mbështetur shëndetin e refugjatëve që janë strehuar në vendet fqinje.

Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta