‘Kërcen’ fatura për importet, Shqipëria ble 18 mln euro energji për një javë
Për 7 ditët e para të gushtit, blerja e energjisë i ka kushtuar vendit 18 milionë euro. Kjo është fatura më e lartë që ka paguar ndonjëherë Shqipëria për importet e energjisë.
Korporata Elektroenergjitike ka blerë 35 mijë megavat orë energji, për datat 1 deri në 7 gusht me një çmim 520 euro për megavat.
Ky është çmimi më i lartë që është paguar ndonjëherë për energjinë elektrike.
KESH ka rritur në 12 mijë megavat orë prodhimin e energjisë ditore, për të ulur nevojën për importe, por sërish kjo sasi është e pamjaftueshme që të përmbushë kërkesën për konsum.
Niveli i liqenit të Fierzës është ulur me 10 metra që prej nisjes së sezonit veror, ndërsa prurjet në basenet e hidrocentraleve kanë arritur minimumet historike.
Në Fierzë prurjet ditore janë 40 m3/s, 20 m3/s në Koman dhe 5m3/s në Vaun e Dejës.
Aktualisht, rezerva hidrike ka shkuar në 806 gigavat orë. Me këtë sasi vendi mund të furnizohet me energji për vetëm 43 ditë.
Në mes të korrikut qeveria i kaloi KESH-it një fond me vlerë 160 milion euro për të kryer importet e energjisë në këtë periudhë dhe për të shlyer faturat e qershorit.
Para që janë të mjaftueshme deri në fillim të vjeshtës, kohë kur Korporata pret fillimin e reshjeve dhe mbushjen e hidrocentraleve.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta