Vrasja e gazetarit, Gjykata e Stambollit nis gjykimin në mungesë për 20 të dyshuarit
Gjykata e Stambollit ka hapur sot gjykimin në mungesë për 20 zyrtarë sauditë për vrasjen e gazetarit, Jamal Khashoggi, e cila nxiti zemërim ndërkombëtar dhe dëmtoi imazhin e sundimtarit të Arabisë Saudite. Khashoggi u vra në konsullatën Saudite në Stamboll në tetor 2018, në kohën kur ai po kërkonte dokumente për martesën e tij.
Disa qeveri perëndimore, si dhe CIA, besojnë se Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman urdhëroi vrasjen – akuzë e cila është mohuar nga zyrtarët sauditë.
E fejuara e të ndjerit Khashoggi, Hatice Cengiz, e priti atë për orë të tërë në hyrje të konsullatës ndërsa, sipas prokurorëve, ai u mbyt dhe trupi i tij u copëtua. Prokurori akuzon dy zyrtarë të lartë saudit, ish nënkryetarin e inteligjencës Ahmed al-Asiri dhe ish këshilltarin e gjykatës mbretërore Saud al-Qahtani, për nxitje të “vrasjes me paramendim”.
Të pandehurit po gjykohen në mungesë dhe nuk ka gjasa të dorëzohen nga Arabia Saudite. Në dhjetor një gjykatë saudite dënoi me vdekje pesë persona dhe tre me burg për vrasjen, por familja e Khashoggi më vonë thanë se ata falnin vrasësit e tij.
Aktivistët e të drejtave të njeriut shpresojnë se gjykata e Stambollit do të nxjerrë një mandat arresti ndërkombëtar për të dyshuarit, i cili mund të çojë në arrestimin e të dyshuarve nëse udhëtojnë jashtë vendit.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë