‘Veprime provokative’, SHBA akuzon Kinën për stërvitjet ushtarake rreth Tajvanit
Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Pekinin për veprime “provokative” dhe “të papërgjegjshme”, pasi zyrtarët në Tajvan deklaruan se Kina ka kryer stërvitje ushtarake rreth ishullit.
Uashingtoni ka thënë se Kina po përshkallëzon tensionet mes dy vendeve, shkruan BBC.
“Këto aktivitete janë një përshkallëzim i rëndësishëm në përpjekjet e Kinës për të ndryshuar status quo-në. Ato janë provokuese dhe të papërgjegjshme” tha një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.
Tensionet e rritura vijnë pas vizitës në Tajvan të një delegacioni amerikan të kryesuar nga demokratja e lartë, Nancy Pelosi.
Pekini e sheh vizitën si një sfidë ndaj pretendimeve të saj për sovranitet mbi Tajvanin.
Ministria për Mbrojtje Kombëtare në Tajvan ka thënë më 6 gusht se forcat e armatosura të vendit kanë lëshuar një alarm dhe kanë dërguar patrulla ajrore dhe detare rreth ishullit.
Sipas ministrisë, 20 aeroplanë kinezë dhe 14 anije kanë vazhduar të kryejnë stërvitje në det dhe ajër rreth Ngushticës së Tajvanit.
Kina dhe Tajvani janë ndarë gjatë luftës civile më 1940, por Pekini insiston se ishulli do t’i kthehet dikur dhe është e gatshme të ndërhyjë ushtarakisht.
LEXONI GJITHASHTU
Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
Ukraina “tmerron” Rusinë, goditen rëndë 14 anije të Putinit në detin Azov
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë