Kroacia mban zgjedhje të parakohshme, COVID në ‘lojë’
Kroacia do të mbajë këtë të diel zgjedhje të parakohshme parlamentare, që priten të varen shumë nga ndikimi i pandemisë.
Sondazhet tregojnë për një garë të fortë mes dy partive kryesore, Unionit Demokratik Kroat dhe Partisë Social Demokratike, por është e paqartë se cila prej tyre do të jetë në gjendje të formojë koalicion me shumicën e Parlamentit me 151 vende.
Ekspertët thonë se, zgjedhjet u afruan pasi partia në pushtet mendon se mund të përfitojë nga mbajtja nën kontroll e pandemisë. Kroacia ka pasur më pak se 3 mijë raste dhe 110 të vdekur.
Por ditët e fundit rastet janë në rritje ndërsa ekonomia ka shënuar një rënie të shpejtë, gjë e cila mund të ndikojë në rezultatin e mazhorancës aktuale.
Unioni Demokratik Kroat drejton qeverinë, ndërsa Partisë Social Demokratike fitoi zgjedhjet presidenciale në janar, duke krijuar njëlloj balance mes dy partive.
Vendi ka një sistem partia me dy garues, që është prezentë që prej zgjedhjeve të vitit 1990, por partitë e reja nga ekstremi i majtë dhe i djathtë po fitojnë terren.
Një partie e re e ekstremit të djathtë, e themeluar nga këngëtari, Miroslav Skoro mund të dalë parti e tretë.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi