Paralajmërimi i Albin Kurtit: Rrezikojmë luftë, pas Serbisë qëndron Putini
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se rreziku i një konflikti me Serbinë është i lartë.
Në një intervistë për median italiane “La Repubblica“, Kurti u shpreh se pas Serbisë qëndron presidenti rus, Vladimir Putin.
Kurti thekson se mundësitë për një luftë të tretë në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Kosovë janë shumë të larta.
“Rreziku i një konflikti të ri ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i lartë. Do të isha i papërgjegjshëm nëse do të thoja të kundërtën, veçanërisht pasi bota ka parë se çfarë ka bërë Rusia me Ukrainë. Ne jemi një demokraci që kufizohet me një autokraci, në fund të fundit. Para pushtimit të Ukrainës, mundësitë ishin të pakta, tani situata ka ndryshuar.
Episodi i parë, pasojë e idesë fashiste të Kremlinit për pansllavizmin, ishte Ukraina. Nëse kemi një episod të dytë, për shembull në Transnistria, atëherë shanset që një luftë e tretë të zhvillohet në Ballkanin Perëndimor, në veçanti në Kosovë, do të jenë shumë të larta”, tha kryeministri.
Ai komentoi dhe tensionet në veri të Kosovës lidhur me vendimin e qeverisë për reciprocitetin e targave serbe, ku tha se protesta nuk u ngrit spontanisht por u organizua nga Beogradi dhe u mbështet nga Rusia.
Dy ditë më parë, njësia për mbikëqyrjen e kufirit në Zubin Potok është sulmuar 10 herë me armë zjarri teksa ka qenë duke vendosur një barkë patrulluese në Liqenin e Ujmanit.
Ndërsa, më 31 korrik, u shkaktuan tensione në veri të Kosovës për shkak të vendimit për zbatimin e reciprocitetit të targave dhe letërnjoftimeve për serbët e veriut.
Këta të fundit bllokuan rrugët në shenjë proteste duke përdorur mjete të tonazhit të rëndë.
LEXONI GJITHASHTU
BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!
Haxhiu dekretoi largimin e 20 prokurorëve serbë, reagon Ambasada e SHBA-së në Prishtinë
Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive të Kuvendit
- 13:39 Autori i 7 rasteve të vjedhjes, vihet në pranga 29-vjeçari në Durrës
- 13:37 Spiropali-Berishës: A do ta çlirosh opozitën? Replikon kryedemokrati: Elisa, pëllumbesha në botën e çudirave
- 13:18 BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
- 13:04 Ngjarje e rëndë në Orikum! Humb jetën 75-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt pasi doli nga deti
- 12:58 Përplasje jashtë Parlamentit, protestuesit kërkojnë largimin e kamerave: Bojkotoni mediat
- 12:53 Peleshi kërkon të kalohet në rendin e ditës, deputetët e opozitës bllokojnë foltoren. Pesë minuta pushim