Largimi i mundshëm i brazilianit, pakt mes Neymar dhe PSG

5 Korrik 2020 | 13:48

Rikthimi i Nejmar tek Barcelona ishte një nga lajmet më të përfolura të verës së shkuar, por në fund gjithçka ra poshtë. Megjithatë, gjasat janë që diçka e tillë të ndodhë këtë verë, pasi mediat spanjolle kanë zbuluar një marrëveshje mes brazilianit dhe PSG-së.

Sipas AS, në rast se Barcelona do të bëjë një ofertë konkrete tek kampionët e Francës për shërbimet e lojtarit, atëherë nuk do të bëhen të pengesë, por do i hapin udhë realizimit të transferimit. Nejmar ka premtuar se do të bëjë të pamundurën në Champions League për të fituar trofeun me francezë.

Nejmar nuk e ka mohuar dëshirën për t’u rikthyer në La Liga, konkretisht tek skuadra e Barçës, ku nxitet dhe nga disa prej lojtarëve që janë njëkohësisht dhe miqtë e tij.

Topi duket në anën e Barcelonës, që duhet të nisë llogaritë për të bërë një ofertë bindëse nëse vërtetë dëshiron që të bashkojë në “Camp Now” treshen Mesi – Suarez – Nejmar.

PSG kërkon një shumë prej 17- milionë eurosh për 28-vjeccarin, por duke marrë në konsideratë situatën, atëherë drejtuesit mund të përfshijnë në negociata Ontuon Grizman ose Osman Dembele.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026