Anija e emigrantëve në emergjencë: Pas 6 tentativave për vetëvrasje, kapiteni i anijes lëshon alarmin

5 Korrik 2020 | 16:43

Pas një jave në det pranë brigjeve të Siçilisë, anija “Ocean Viking” ka shpallur gjendjen e emergjencës. Në bordin e saj janë 180 emigrantë dhe anija prej tri ditësh kërkon të zbarkojë në port. 

Në 24 orët e fundit janë kryer 6 tentativa vetëvrasjeje, teksa një ekip mjekësh italianë kanë hipur në bordin e anijes për të ndihmuar emigrantët. Lajmin e bëri të ditur organizata “SOS Mesdheu”, duke nënvizuar se alarmi u dha nga kapiteni, i cili tha se tanimë nuk mund të garantohet siguria e pasagjerëve në anije.

“Jemi realisht të shqetësuar mbi gjendjen emigrantëve, të cilët kanë përjetuar kushte të vështira gjatë të gjithë rrugëtimit të tyre nga Libia, dhe tashmë ndodhen nën një stres dhe vulnerabilitet të madh në bordin e anijes”, thotë drejtuesja e  organizatës “SOS Mesdheu”

Gjatë orëve të para të së dielës, organizata “SOS Mesdheu” denoncoi dëshpërimin e shumë emigrantëve në bordin e anijes, deri sa u lajmërua gjendja e emergjencës pas gjashtë tentativave për vetëvrasje, me dy prej emigrantëve që u hodhën në det dhe fatmirësisht arritën të shpëtoheshin nga ekipet e ndërhyrjes së shpejtë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026