La Liga dhe Serie-A, Barcelona rikthehet te fitorja, humbin sërish Interi e Roma
Pas dy barazimeve radhazi, Barcelona është rikthyer tek fitorja, duke mundur në transfertë Villarealin me rezultatin 1-4. Ndeshja nisi mirë për skuadrën e Quique Setién, që e gjeti golin që në minutat e para përmes një autogoli të Pau Torres.
Gerard Moreno barazoi më pas për Villarrealin, por Luis Suarez dhe Antoine Griezmann shënuan që në pjesën e parë. Në pjesën e dytë në listën e shënuesve vendosi emrin dhe Ansu Fati, i cili realizoi golin që vulosi dhe rezultatin përfundimtar 1-4.
Pas këtij suksesi, Barcelona shkon në kuotën e 73 pikëve, 4 më pak se Real Madridi i vendit të parë, që në takimin e së dielës mundi minimalisht 1-0 ekipin e Atletic Bilbaos me golin e kapitenit Sergio Ramos.
Në kampionatin italian ka zhgënjyer Interi, që u përmbys nga Bologna. Skuadra e Antonio Contes krijoi iluzionin e një suksesi pas golit të Rumelu Lukakut në pjesën e parë, por në pjesën e dytë ishte Bologna që shënoi dy herë, duke i venitur në këtë mënyrë çdo ëndërr të zikaltërve për vendin e parë, pasi diferenca me Juventusin është plot 11 pikë.
Napoli në anën tjetër mundi Romën me rezultatin 2-1. Skuadra e Gennaro Gattusos ishte dominuese ndaj kryeqytetasve, por goli i parë erdhi në minutën e 55-të, me Jose Callejon që gjeti rrugën e rrjetës. Armeni Henrik Mkhitaryan barazoi rreth 5 minuta më vonë, mirëpo Roa nuk kishte kthjelltësinë e duhur për ta përmbysur rezultatin dhe në minutën e 82-të, Lorenzo Insigne i ndëshkoi ata duke i dhënë fitoren Napolit.
Tashmë Roma vë seriozisht në lojë prezencën në kupat e Evropës pasi Milani është vetëm 2 pikë pas tyre.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në