Zgjedhjet në Kroaci, kryesojnë konservatorët e kryeministrit Plenkoviç, por nevojitet koalicion

6 Korrik 2020 | 07:21

Një fitore e lehtë, por jo e mjaftueshme për të siguruar një shumicë absolute. Është ky rezultati i votimeve të 5 korrikut për partinë e kryeministrit kroat Andrej Plenkovic, Unioni Demokratik Kroat (HDZ).

Ajo arriti të sigurojë rreth 70 mandate. Por duhen më shumë për të siguruar gjysmën e vendeve në parlamentin kroat.

“Kjo është një fitore e madhe, por edhe një detyrim i madh. Kishim një mandat të vështirë dhe sfidat që kemi përpara nesh janë edhe më të mëdha. Unë mendoj se kemi bërë një përpjekje maksimale, dhe kjo fitore na jep të drejtën të gëzohemi dhe të qetësohemi , dhe nesër do të fillojmë përsëri, së bashku dhe me gjithë zemrën tonë, të punojmë për Kroacinë . Faleminderit!” – u shpreh Plenkoviç.

Në selinë e partisë opozitare, për Partinë Socialdemokrate (SDP), këto zgjedhje rezultuan një zhgënjim pasi ata siguruan rreth 40 vende në parlament.

“Nuk është e thjeshtë të flasësh pas një rezultati të tillë,” – tha Davor Bernardić, nga SDP.

Pjesëmarrja e votuesve ka qenë më e ulët në këto zgjedhje ndikuar edhe nga rritja e të infektuarve me COVID-19. Por megjithatë rezultatet nxitën reagime të ndryshme tek qytetarët.

“Unë mendoj se Evropa nuk duhet ta kishte lejuar që kjo të ndodhë. Evropa nuk duhet të lejojw që kjo lloj kthesë e  tmerrshme e krahut të djathtë të zhvillohet në Kroaci. Nuk është mirë,” – u shpreh Nada Boban, votuese në Zagreb.

“Jam i zhgënjyer sepse shumë pak njerëz dolën të votonin,” – tha Dario Bobanoviç, votues gjithashtu në Zagreb.

“Kroacia duket e vendosur të qëndrojë në një rrugë të drejtë politike, pasi në vend tanimë duhen negociata për një koalicion të ri qeveritar. Me rezultatin e parashikuar, Bashkimi Demokratik mund të zgjedhë të anashkalojë të djathtën ekstreme Lëvizjen Atdhetare dhe në vend të saj t’i drejtohet diasporës kroate dhe partive minoritare. E gjitha kjo do të varet nga zhvillimet në ditët e  javët në vazhdim,” – analizon gazetari i Euronews Jorgen Samso.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026