Sulmohet baza ruse në Krime, viktima e të plagosur
Kievi zyrtar deklaroi pasditen e së martës se ka goditur me raketa një depo municionesh ruse, në një bazë ushtarake në gadishullin e aneksuar të Krimesë.
Sipas autoriteteve lokale, nga sulmi një person ka vdekur dhe 5 të tjerë janë plagosur, përfshirë një fëmijë.
Ndërkohë, dëshmitarë nga zonat pranë vendit të ngjarjes, në qytetin Novofedorivka, thanë se u dëgjuan 12 shpërthime.
“Është herët të flasim për motivet e ngjarjes. Komisioni hetimor do ta zbardhë atë. Masa kryesore tani është siguria e perimetrit”, tha Sergey Aksyonov, administrator i Krimesë.
Ndërkohë, sipas një deklarate të Ministrisë ruse të Mbrojtjes, nuk ka pasur asnjë sulm ndaj depos së municioneve dhe asnjë dëmtim material në bazën Saky.
Por rrjetet sociale treguan frikën e shkaktuar tek turistët, të cilët formuan një karvan të gjatë automjetesh në përpjekje për t’u larguar nga zona.
LEXONI GJITHASHTU:
- Medvedev: Rusia do t’i arrijë qëllimet e saj në Ukrainë
- SHBA-të japin edhe një miliard dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën
Të shtëna me armë në një ceremoni diplomimi në Kaliforni, plagosen 3 persona. Vritet 18-vjeçari, autori i ngjarjes
Një dron detar shpërthen pranë Portit të Konstancës në Rumani, evakuohet zona (VIDEO)
Lavrov kritikon negociatat për Ukrainën: Pa progres, vazhdojmë të lëvizim në rrethe
- 12:13 “Shqiponjat” në lot, i japin lamtumirën e fundit kolegut të tyre
- 12:10 Homazhet për Enea Mekollin, xhaxhai i efektivit i drejtohet Presidentit Begaj: Na mbyllën derën, shteti të reagojë
- 11:52 SHBA ripërsërit thirrjen ndaj Kosovës: Bashkohuni me projektet amerikane të gazit natyror
- 11:46 Të shtëna me armë në një ceremoni diplomimi në Kaliforni, plagosen 3 persona. Vritet 18-vjeçari, autori i ngjarjes
- 11:42 Arbitri shqiptar Florian Lata do të gjykojë finalen e Euro U-17 mes Belgjikës dhe Italisë
- 11:30 Një dron detar shpërthen pranë Portit të Konstancës në Rumani, evakuohet zona (VIDEO)