Testimi: Administrata e paaftë të dallojë të dhënat personale
Rrjedhjet e të dhënave personale kanë qenë një problem i hasur shpesh 2 vitet e fundit.
Por punonjësit e administratës publike, ata të cilët duhet të ruajnë këtë informacion, e kanë vetë të paqartë se çfarë quhet e dhënë personale, cila pjesë mund t’u jepet palëve të treta dhe cila është sensitive.
Kjo, sipas një anketimi të kryer nga komisioneri për mbrojtjen e të dhënave personale në 121 institucione shtetërore. Gjysma e të pyeturve janë punonjës të administratës qendrore, pjesa punonjësve të bashkive dhe institucioneve të tjera të pavarura. Por kryesisht individë që kryejnë përpunim të dhënash.
Vetëm 20% e të pyeturve janë trajnuar sesi menaxhohen të dhënat personale sipas ligjit. Rreth 35% mendojnë se baza ligjore në përpunimin e të dhënave është urdhri i shefit apo opinion i kryeministrit. Rreth 40% e administratës beson se emri dhe adresa janë të dhëna sensitive.
Madje, ka nga ata që e konsiderojnë normale që dokumente apo informacion personal t’u jepet dhe të afërmve, kur i kërkojnë ato në emër të një individi. Apo dhe të shpërndajnë të dhëna personale me e-mail tek një grup personash që presin data për të marrë një shërbim të njëjtë.
55% e punonjësve të pyetur nuk arrijnë të identifikojnë një e-mail të parregullt dhe 45% nuk janë në gjendje të kuptojnë objektivat e hakerave për marrjen e të dhënave personale. Për këtë arsye, komisioneri Dervishi e sheh si domosdoshmëri trajnimi e administratës për të mësuar më shumë mbi të dhënat që përpunojnë dhe administrojnë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta