Goditja e ekonomisë nga pandemia, deficiti pritet të arrijë deri 1.3 miliardë euro, borxhi publik rritet në 80% të PBB-së

6 Korrik 2020 | 17:43

Pandemia COVID-19 ka goditur rëndë ekonominë shqiptare, duke detyruar Ministrinë e Financave të ndryshojë për herë të tretë rrënjësisht buxhetin e 2020-s.

Teksa të ardhurat vijojnë të pësojnë rënie, respektivisht me 14 mld lekë, shpenzimet planifikohet të shtohen me 240 milionë euro, në raport me parashikimin e vitit të mëparshëm.

Peshën më të madhe në këtë rritje të shpenzimeve e merr fondi rezervë i buxhetit për përballimin e pasojave të pandemisë së COVID-19, por përveç saj janë rritur me 50 milionë euro edhe fondet për investime publike.

Goditjen më të madhe në tkurrjen e të ardhurave në buxhet do ta marrë tatimi mbi vlerën e shtuar me minus 17 milion euro, i ndjekur nga tatimi mbi fitimin, i cili do të sjellë 6.5 milionë euro më pak në buxhetin e këtij viti.

Deficiti buxhetor pritet të arrijë në shifrën e 132 miliardë lekë ndërsa borxhi publik ka arritur në 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026