SHBA akuzon Iranin për komplot në tentativën për të vrarë ish-këshilltarin e Trump

11 Gusht 2022 | 09:15

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-ve ka akuzuar një anëtar të Korpusit elitë të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) në lidhje me një komplot në tentativën për të vrarë ish-këshilltarin për Siguri Kombëtarë në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton.

Sipas prokurorëve, komploti nga 45-vjeçari Shahram Poursafi mund të vinte si hakmarrje për sulmin me dron të janarit 2020, që vrau Qassem Soleimani, i cili ishte kreu i Forcave elitare Quds të IRGC-së, shkruan CNN.

Në akuzë thuhet se iraniani u përpoq t’i paguante 300.000 dollarë një personi në SHBA për të kryer vrasjen në Uashington ose në shtetin fqinj të Maryland.

Bolton, i cili shërbeu si këshilltar për Sigurinë Kombëtare gjatë presidencës së Donald Trump, falënderoi FBI-në dhe Departamentin e Drejtësisë për punën e tyre në zhvillimin për zbardhjen e çështjes.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026