Kina: SHBA-të janë nxitësit kryesorë të krizës në Ukrainë
Kina ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë nxitësit kryesorë të krizës në Ukrainë.
Ambasadori i Kinës në Moskë, Zhang Hanhui akuzoi Uashingtonin për sanksionet ndaj Rusisë dhe mbështetjen ushtarake për Ukrainën, shkruan Reuters.
“Si nismëtari dhe nxitësi kryesor i krizës ukrainase, Uashingtoni, ndërkohë që vendos sanksione gjithëpërfshirëse të paprecedentë ndaj Rusisë, vazhdon të furnizojë Ukrainën me armë dhe pajisje ushtarake. Qëllimi i tyre përfundimtar është shtypin Rusinë me një luftë të zgjatur dhe sanksione”, u shpreh Zhang.
Diplomati kritikoi vizitën e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi javën e kaluar në Tajvan.
Sipas tij, Shtetet e Bashkuara po përpiqen me të njëjta taktika në Ukrainë dhe Tajvan për të ringjallur një mentalitet të Luftës së Ftohtë.
LEXONI GJITHASHTU
Me vlerë 350 milionë euro, familja mbretërore e Katarit blen vilën luksoze të Berlusconit në Sardenjë
Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit, anulohet lëvizja e 100 trena në ditë
Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen
- 15:07 Rama flet për France 24: Faktorët e huaj nuk e duan investimin në Zvërnec
- 14:47 Me vlerë 350 milionë euro, familja mbretërore e Katarit blen vilën luksoze të Berlusconit në Sardenjë
- 14:43 Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane
- 14:28 Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit, anulohet lëvizja e 100 trena në ditë
- 14:19 Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen
- 14:13 Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)