Francezi thyen rekord me zhytjen më të thellë në botë

11 Gusht 2022 | 17:42

Zhytësi francez Arnaud Jerald thyen rekordin historik duke realizuar zhytjen më të thellë në botë.

Ai  zbriti në një thellësi prej 120 m. Zhytja zgjati 3 minuta e 34 sekonda në total.

26-vjeçari Arnaud Jerald theu rekordin për herë të shtatë në karrierën e tij, në Bahamas në detet e Karaibeve.

“Unë ndjeva më shumë presion sot sepse 120 është një numër mitik dhe të gjithë nuk mund ta besonin se ishte e mundur. Në fund isha i sigurt, sepse bëra stërvitje të mirë dhe ishte vetëm një metër më shumë, arrita  4 rekorde botërore këtu dhe ndihem si në shtëpinë time tani”, tha Jerald.

Vertical Blue, e cila zhvillohet çdo vit në Bahamas, është gara më prestigjioze e zhytjes së lirë.

I njohur si “Uimbledon i zhytjes së lirë”, ai mbledh zhytësit më të mirë në botë.

Këtë vit, 42 sportistë garuan për 11 ditë. Çdo atlet mund të zhytet 6 herë në çdo disiplinë. Jerald zgjodhi të përqendrohej vetëm në disiplinën bi-fins.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026