Disa mbushin pishinat, të tjerë lahen me tenxhere
Thatësirat historike që goditën Francën, Italinë, Britaninë e Madhe dhe vende të tjera evropiane, përveç zjarreve shkaktuan edhe probleme me furnizimin me ujë.
Më shumë se 100 komuna në Francë mbetën pa ujë, për këtë arsye qeveria e këtij vendi formoi një ekip krize, ndërsa ministri holandez i Infrastrukturës Mark Habers u bën apel qytetarëve që të bëjnë dush më shpejt dhe të mos shpërdorojnë ujin për ujitjen e kopshtit dhe larjen e makinave.
Probleme të tilla qytetarëve të Serbisë nuk u kanë shpëtuar prej vitesh dhe ekspertët paralajmërojnë se çdo vit i ardhshëm do të sjellë temperatura më të larta dhe thatësira të reja.
Në muajt e verës banorët e Ledinës mund të përdorin ujin vetëm gjatë natës. Për shkak të presionit të ulët, qytetarët e kësaj pjese të Beogradit duhet të blejnë ujë në ditët më të nxehta.
Problem me ujin kanë edhe banorët e Mlladenovcit, Topolës, rrethit Zlatibor, Perutinës afër Nishit dhe pjesëve të tjera të Serbisë. Arsyet janë të ndryshme në çdo vend, por kryesisht ato janë një kombinim i dy faktorëve: furnizimi i dobët me ujë dhe thatësira.
Për t’u marrë me këtë, është thelbësore që Serbia të investojë më shumë në burimet ujore, sipas Zoran Stevanoviq, profesor i Fakultetit të Minierave dhe Gjeologjisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
BE u jep bizneseve më shumë kohë për të ulur prodhimin e tyre të karbonit, zbulohet kushti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona