EKSKLUZIVE/ Euronews Albania sjell draftin përfundimtar për amnistinë fiskale, sa do të paguhet për të legalizuar paratë
Kush do të deklarojë paratë, jo vetëm do t’i legalizojë, por nuk do të ndiqet as penalisht dhe as administrativisht. Kjo është përmbajtja e ligjit për amnistinë fiskale të cilën Euronews Albania e sjell ekskluzivisht.
Draft ligji është hartuar nga Ministria e Financave dhe është hedhur për konsultim publik, ku sipas këtij ligji subjektet përfituese kanë më shumë se sa garancitë për legalizimin e pasurive por edhe falje nga ndjekjet penale.
Por jo të gjithë janë përfitues. Sipas dispozitave të këtij draft-ligji, janë disa kategori personash që nuk përfitojnë nga amnistia fiskale, si ata individë që janë subjekt i ligjit Antimafia apo i aktit normative për goditjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, i njohur ndryshe si personat që janë subjekti i OFL-së.
Ky ligj nuk zbatohet gjithashtu edhe për ata individë ndaj të cilëve ka nisur një inspektim apo hetim penal për shkelje të dispozitave ligjore mbi taksat dhe tatimet.
Krahas kësaj, në nenin 6 të draftit janë kategorizuar edhe funksionarët apo ish-funksionarët publikë që nuk mund të përfitojnë nga amnistia fiskale, duke filluar që nga president, kryeministër, deputet, gjyqtar, prokuror, e deri tek zyrtarët tatimorë e doganorë në qarqe apo oficerë të policisë apo ushtrisë.
Për të zbatuar këtë ligj është parashikuar që pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimet të ngrihet një strukturë e posaçme e cila do të administrojë deklarimet vullnetare të subjekteve përfitues të këtij ligji dhe më pas do të procedohet me aprovimin e deklarimit të të ardhurave, ku për paratë cash është vendosur klauzolë për depozitimin e tyre në bankë, ndërsa për pasuri të tjera që duhet të bëhet regjistrimi, do të veprohet sipas ligjeve në fuqi.
Ky ligj në vetvete u hartua me synim legalizimin e parave të shqiptarëve që kanë punuar jashtë Shqipërisë. Por si do të bëhet riatdhesimi i të hollave nga emigrantët?
Në nenin 13 të ligjit është parashikuar që pas plotësimit të formularit pranë organeve tatimore, qytetarit i lind e drejta të riatdhesojë parat e tij dhe të bëjë deklarimin pranë doganave përkatëse, duke iu referuar formularit ligjor shqiptar.
Por ligji bëhet për përfitime, dhe shteti duket se ka nevojë për para më shumë se kurrë ndaj ka vendosur një tatim progresiv për këto para.
Konkretisht, parashikohet se nëse deklarimi bëhet brenda 4 muajve të parë nga hyrja në fuqi e ligjit, tatimit do të jetë 5% e shumës totale; 7% nëse kryhet në 4 muajt e dytë nga hyrja në fuqi e ligjit dhe 10% nëse bëhet në 4-mujorin e tretë nga hyrja në fuqi e ligjit. Pas këtij afati, të gjitha pasuritë nuk do të përfitojnë më nga amnistia.
Ky taksim progresiv në bazë të kohës duket se është bërë që shteti të arrijë të mbledhë sa më shumë të ardhura në një kohë nga emigrantët jashtë vendit ose dhe brenda saj. I njëjti taksim vlen edhe për pasuritë e tjera që nuk janë para cash.
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës