Qyteti më i përballueshëm në Evropë për studentët

12 Gusht 2022 | 18:41

Qyteti portugez i Portos është renditur i pari si qyteti më i përballueshëm në Evropë për studentët.

Një përfundim i tillë është arritur përmes renditjes StudentGoGlobal të këtij viti, e cila ka marrë parasysh gjithsej 250 qytete në gjithë botën, shkruan SchengenVisaInfo.com .

Porto, i cili është qyteti më i madh në Portugali, është i njohur edhe për Universitetin e Portos, i cili tërheq një numër të madh ndërkombëtarësh, si dhe Institutin Politeknik të Portos.

Sipas renditjes, qyteti i dytë më i përballueshëm në Evropë për studentët është kryeqyteti i Republikës Çeke, Praga, i ndjekur nga Madridi.

Sipas raportit, dhjetë qytetet evropiane të mëposhtme janë konsideruar si më të përballueshmet për studentët:

  1. Porto, Portugali
  2. Pragë, Republika Çeke
  3. Madrid, Spanjë
  4. Barcelona, ​​Spanjë
  5. Birmingham, Mbretëria e Bashkuar
  6. Leeds, Mbretëria e Bashkuar
  7. Belfast, Mbretëria e Bashkuar
  8. Glasgow, Mbretëria e Bashkuar
  9. Goteborg, Suedi
  10. Edinburgh, Mbretëria e Bashkuar

Anketa tregon se nga totali, pesë nga dhjetë qytetet e renditura në pozicionet e para janë në Mbretërinë e Bashkuar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026