Britania shpall gjendjen e thatësirës në disa pjesë të vendit, Franca në flakë
Ekipet e zjarrfikësve nga gjashtë vende të BE-së mbërritën në Francë për të ndihmuar përballimin e zjarreve që kanë përfshirë shumë rajone të shtetit. Mijëra banorë janë detyruar të evakuohen nga banesat e tyre. Pjesa më e madhe e vendit po përballet me një vale të nxehti dhe thatësire ekstreme .
Shumë prej ekspertëve argumentojnë se episode të tilla do të jenë më të shpeshta për shkak të ndryshimeve klimatike.
Kjo nuk ka qenë një verë e lehtë as për Portugalinë. Rreth 1500 zjarrfikës u mobilizuan për të shuar flakët në parkun natyror Serra da Estrela në Portugalinë qendrore.
Zjarri tashmë ka shkatërruar 10,000 hektarë bimësi në këtë gjeopark botëror të mbrojtur nga Unesco.
Zjarret vazhdojnë të djegin provincën Ourense në Galicia të Spanjës .
Flakët në Galicia kanë djegur më shumë se 22,000 hektarë që nga fillimi i verës.
Shtatë avionë zjarrfikës nga Forcat Ajrore Spanjolle (SAF) u zhvendosën në rajon , për të ndihmuar në shuarjen e vatrave të reja që fuqizohen për shkak të erës dhe thatësirës.
Observatori i BE-së bën me dije se 47% e territorit të BE-s është nën paralajmërim për thatësirën dhe 17% në kushtet e alarmit.
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar shpalli zyrtarisht gjendjen e thatësirës në disa pjesë të Anglisë, pas muajve me reshjeve të pakta dhe temperaturave rekord në javët e fundit.
Autoriteti meteorologjik britanik, tha se gjatë periudhës nga janari deri në qershor të këtij viti në Angli dhe Uells u regjistruan reshjet më të pakta nga viti 1976.
LEXONI GJITHASHTU:
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
BE u jep bizneseve më shumë kohë për të ulur prodhimin e tyre të karbonit, zbulohet kushti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona