Rezoluta e kuvendit nxit SPAK-un për çështjet me interes publik
Hetimi i çështjeve me interes publik dhe zyrtarëve të lartë I lihet si prioritet Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion nga Kuvendi i Shqipërisë.
Në Rezolutën e përvitshme që miratohet nga Kuvendi për institucionet e pavarura, për SPAK-un listohen 17 prioritete.
Në mesin e këtyre detyrave, me rëndësi Kuvendi thekson që SPAK duhet të ketë një vëmendje të veçantë për çështjet e korrupsionit, duke kërkuar që hetime të mos ndikohen nga koha se kur mund të jenë kryer shkeljet e ligjit.
“I kërkohet institucionit të nxisë prokurorët dhe hetuesit e SPAK-ut, sidomos drejtuesit e tyre për të pasur më shumë fokus, përgjegjshmëri dhe hetime kryesisht dhe proaktive në çështjet e korrupsionit në nivelin e zyrtarëve të lartë, me prioritet çështjet me interes të veçantë publik, pavarësisht kohës së kryerjes së tyre dhe personave të përfshirë në to, për të cilat mbetet ende e fortë pritshmëria dhe shpresa e qytetarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë për respektimin e barazisë para ligjit nga institucionet e reja të drejtësisë, dhe veçanërisht nga SPAK-u.”
Në pikat e tjera, Kuvendi i kërkon SPAK-ut që të ecë përpara me plotësimin e organikës për të pasur një trupë të plotë hetimore dhe për të rritur numrin e çështje që dërgohen në gjykatë.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Sekuestrohen 46 kg kanabis në Rinas pas kontrollit të fluturimit Toronto-Tiranë, dy persona nën hetim
Zjarr në malin e Shëngjinit, zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO)
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret
- 22:08 U rrëmbye nga persona të armatosur në qershor, gjendet e vdekur gazetarja në Meksikë
- 21:55 Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:46 Sekuestrohen 46 kg kanabis në Rinas pas kontrollit të fluturimit Toronto-Tiranë, dy persona nën hetim
- 21:44 Putin përballet me presion në rritje mes luftës në Ukrainë