Serie-A, Milani përmbys 4-2 Juventusin, shtohen shanset për një vend në kupat e Evropës

8 Korrik 2020 | 07:45

Milani fitoi me përmbysje 4-2 ndeshjen e së martës mbrëma ndaj Juventusit në “San Siro” duke konfirmuar dhe një herë se ata kanë tjetër marsh pas rikthimit të aktivitetit sportiv.

Ndonëse pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura, ndërsa në pjesën e dytë, u shënuan plot 6 gola.

Kuqezinjtë gjetën forcat që të përmbysnin kampionët e Italisë, të cilët shënuan 2 herë me Rabiot e më pas Ronaldon. Më tej ishte radha e të besuarve të Stefano Piolit që të nisin përmbysjen e çmendur.

Fillimisht Ibrahimovic shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa më pas Kessie dhe Leao shënuan 2 herë në pak sekonda, duke i dhënë epërsinë Milanit 3-2.

Në minutën e 80-të kishte vend dhe për golin e Rebiç, që vulosi rezultatin final.

Ky ishte suksesi i katërt në pesë ndeshjet e fundit për Milanin, që tashmë e sheh veten përkohësisht në vendin e 5-të me 49 pikë.

Vëmendja e kuqezinjve tashmë është në ndeshjen e radhës, e cila do të jetë me Napolin në transfertë.

Në takimin tjerët. Lazio nuk ia doli të merrte pikë në transfertën me Leçen. Pavarësisht se kryeqytetasit shënuan të parët, vendasit shënuan 2 herë, duke u dhënë një tjetër goditje shqiponjave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026