U qëllua 10 herë me thikë, Salman Rushdie del nga intubimi dhe mund të flasë
Autori Salman Rushdie ka dalë nga intubibimi dhe është në gjendje të flasë sërish dy ditë pasi u godit me thikë, shkruan BBC.
Rushdie, 75 vjeç, u sulmua teksa fliste në një skenë në shtetin e Nju Jorkut dhe ishte në gjendje kritike.
Agjenti i tij, Andrew Wylie, konfirmoi lajmin për mediat amerikane, por më parë kishte thënë se autori mund të humbasë një sy.
Rushdie është përballur me vite të tëra me kërcënime me vdekje për romanin e tij “Vargjet Satanike”, të cilin disa myslimanë e shohin si blasfemi.
Personi i akuzuar për sulmin u deklarua i pafajshëm për tentativë vrasje të shtunën dhe është lënë në paraburgim pa lirim me kusht.
Hadi Matar, 24 vjeç, akuzohet se ka dalë në skenë dhe ka goditur me thikë shkrimtarin të paktën 10 herë në fytyrë, qafë dhe bark. Pas sulmit, Wylie tha se Rushdie kishte pësuar ndërprerje të nervave në njërin krah, dëmtim të mëlçisë së tij dhe ka të ngjarë të humbasë një sy.
Henry Reese, i cili do të intervistonte shkrimtarin kur ndodhi ngjarja, pësoi një lëndim të lehtë në kokë. Ai është bashkëthemelues i një organizate jofitimprurëse që ofron strehë për shkrimtarët e internuar nën kërcënimin e persekutimit.
Përpara sulmit, shkrimtari ishte gati të mbante një fjalim për mënyrën sesi SHBA ka shërbyer si një parajsë për shkrimtarë të tillë.
Romancieri u detyrua të fshihej për gati 10 vjet pas botimit të Vargjeve Satanike në 1988. Shumë myslimanë reaguan me tërbim ndaj tij, duke argumentuar se portretizimi i Profetit Muhamed ishte një fyerje e rëndë për besimin e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush