2 anije ukrainase drejt Turqisë me 14 mijë tonë drithëra
Ministria e Infrastrukturës në Ukrainë njoftoi se në 24 orët e fundit një anije tjetër me drithëra, e cila mban flamurin e ishujve Barbados, la portin e Çornomorskut dhe iu drejtua Turqisë.
Sipas autoriteteve, anija krijoi një autokolonë me një tjetër mjet lundrues, me flamur të ishujve Marshall, duke e çuar numrin e anijeve që kanë lënë vendin në bazë të marrëveshjes së ndërmjetësuar nga OKB në 16.
Dy anijet e nisura në 24 orët e fundit transportojnë 14 mijë e 500 tonelata produkte agrikulture, saktësuan zyrtarët ukrainas.
Konkretisht, anija e parë me flamurin e ishujve Barbados mban 12 mijë tonë grurë dhe pasi la portin në Çornomorsk ka si destinacion Iskenderun në Turqi.
Edhe mjeti tjetër, me 2.900 tonë fara luledielli, ka si destinacion Turqinë, por ende nuk dihet me saktësi se ku do të ankorojë.
Më 22 korrik, përfaqësuesit e shtetit rus, atij turk dhe ukrainas, në prani të zyrtarëve të OKB-së, nënshkruan një seri marrëveshjesh për lejimin e eksportit të drithërave nga portet e bllokuara ukrainase, me qëllim lehtësimin e krizës së urisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar