Rusia zotohet të zgjerojë marrëdhëniet me Korenë e Veriut
Rusia është zotuar të zgjerojë marrëdhëniet gjithëpërfshirëse dhe konstruktive dypalëshe me Korenë e Veriut.
Kështu u shpreh presidenti rus, Vladimir Putin në një letër dërguar homologut të tij Kim Jong un në ditën e çlirimit të Phenianit, ku theksoi se zhvillimi i marrëdhënieve do të ishte në interes të të dy vendeve, shkruan BBC.
Nga ana tjetër, Kim deklaroi se miqësia midis të dy kombeve ishte krijuar në Luftën e Dytë Botërore me fitoren ndaj Japonisë, e cila do të forcohet më shumë.
Sipas një raporti të medias shtetërore të Koresë së Veriut KCNA, presidenti rus është shprehur se se marrëdhëniet e zgjeruara dypalëshe do të përputheshin me interesat e dy vendeve.
Bashkimi Sovjetik ishte dikur një aleat kryesor i Koresë së Veriut, duke ofruar bashkëpunim ekonomik, shkëmbime kulturore dhe ndihma të tjera.
Në muajin korrik, Koreja e Veriut ishte një nga vendet e pakta që njohu zyrtarisht dy shtete separatiste të mbështetura nga Rusia në Ukrainën lindore, pasi Putin nënshkroi një dekret që i shpalli ato si të pavarura.
Për këtë arsye, Ukraina, e cila po përballet me forcat ruse në territorin e saj, ndërpreu të gjitha marrëdhëniet diplomatike me Phenianin.
LEXONI GJITHASHTU
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.