Trump kërkon që t’i kthehen dokumentet e sekuestruara nga FBI në rezidencën e tij
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i bëri thirrje Departamentit të Drejtësisë që t’i rikthejë dokumentet e sekuestruara nga agjentët e FBI në rezidencën e tij në Florida.
Sipas Trump, agjentët e FBI kanë sekuestruar dokumente të cilat, ata me vetëdije nuk duhet t’i kishin marrë, shkruan New York Post.
“Sapo mësohet se FBI, në bastisjen e saj tashmë të famshme të Mar-a-Lago, mori materiale të privilegjuara ‘avokat-klient’, si dhe materiale të privilegjuara ‘ekzekutive’, të cilat ata me vetëdije nuk duhet t’i kishin marrë. Me respekt kërkoj që këto dokumente të kthehen menjëherë në vendin nga janë marrë. Faleminderit!”, u shpreh ai.
FBI ka sekuestruar dosje të fshehta pas një kontrolli në pronën e ish-presidentit amerikan Donald Trump këtë javë.
Agjentët morën 11 grupe dokumentesh, duke përfshirë disa që ishin të shënuara me mbishkrimin “TS/SCI”, një përcaktim që pohon se materiali brenda në dosje mund të shkaktojë dëme “jashtëzakonisht të rënda” në sigurinë kombëtare të SHBA.
Trump mohoi çdo keqbërje dhe tha se sendet ishin deklasifikuar.
LEXONI GJITHASHTU
Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh