Sa po respektohen masat? Qytetarët: Të shtohen testet dhe të rritet ndërgjegjësimi

8 Korrik 2020 | 15:33

Shqipëria renditet e fundit në rajon për numrin e testimeve të kryera deri më tani. Jo vetëm tamponët, por edhe pakujdesia e qytetarëve, janë bërë bashkë duke e çuar vendin në një situatë që deri më tani duket se është e vështirë të kontrollohet.

“Nuk ke asnjë rregull edhe në autobusë, kush ka bërë tamponë nga ata që shërbejnë në autobus, që të jep biletën të jep paratë, thotë vër maskën, po çfarë roli ka maska kur unë prek çdo gjë në autobus”, thotë një i moshuar.

“Njerëzit nuk janë të kujdesshëm, disa i mbajnë maskat, disa jo”, shprehet një qytetare.

“Janë shumë të kujdesshëm, ja shikoje, ikin tufë. Ku e shikon kujdesin ti? Rrinë të gjithë bashkë, nuk ka kujdes fare. Bëjnë sikur kanë maskë dhe harrojnë që do e kap dikush tjetër mallin”, shprehet një tregtar.

“Sa më shumë tamponë të bëhen aq më shumë raste do dalin, ja bej 500, po nuk dolën 150 do të shtohen se edhe ajo kultura qytetare mungon”, shton një i moshuar.

Euronews Albania bëri një vëzhgim në zonën e njohur si “9 katëshet”. Në vetëm kaq pak metra, shihet sesi njerëzit vijojnë jetën e tyre normalisht. Disa përqafohen, disa puthen në faqe, e të tjerë vazhdojnë të bisedojnë të qetë ngjitur me njëri-tjetrin.

Nëse në fillim ishin të moshuarit ata që rrezikonin të prekeshin me COVID-19, tashmë pjesë e kësaj po bëhen dhe të rinjtë, të cilët nuk tregojnë aspak kujdes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026