Bashkëshortja e Joe Biden infektohet me COVID-19
Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, Jill Biden, është infektuar me COVID-19 dhe ka simptoma të lehta, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.
Ajo do të qëndrojë në një rezidencë private në Karolinën e Jugut dhe do të kthehet në Uashington pas dy testeve negative të njëpasnjëshme, raportoi Reuters.
Presidenti i SHBA-së Joe Biden u infektua disa javë më parë. Menjëherë pasi rezultoi pozitiv, mjekët i dhanë presidentit Biden trajtim me medikamentin antiviral të quajtur Paxlovid.
Paxlovid është një ilaç antiviral në formë pilule i prodhuar nga Pfizer, i kombinuar me nirmatrelvir dhe ritonavir.
Ndërkohë edhe drejtori i Pfizer, Albert Burla njoftoi dje se kishte rezultuar pozitiv. 60-vjeçari tha se ai filloi terapinë duke përdorur ilaçin anti-COVID të kompanisë Paxlovid dhe se, në përputhje me masat paraprake të shëndetit publik, ai është në izolim.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje