I nxehti përfshin Mesdheun, temperatura 5 gradë mbi normalen
Mesdheu po ngrohet. Edhe pse për shumë njerëz është një kënaqësi të zhyten në ujërat e tij të ngrohta, ekspertët paralajmërojnë se rritja e temperaturave tregon qartë se deti nuk është mirë.
Shkencëtarët deklarojnë se temperatura e ujit nga Tel Avivi në Rivierën Franceze ose në Barcelonë është rritur nga 3 deri në 5 gradë mbi normalen këtë periudhë të vitit dhe efektet janë të dukshme.
“Po i shohim që tani pasojat. Po marrim informacione nga vende të ndryshme në Mesdhe, nga Majorka në Sardenjë dhe po shohim vdekjen masive të disa gjallesave, përfshirë koralet dhe algat. Gjithashtu, kjo situatë po prek industrinë ujore, si për shembull fermerët e midhjes. Ata po vuajnë pasojat e kësaj nxehtësie, që është si në sipërfaqe, ashtu edhe nën sipërfaqen e ujit të detit”, thotë Joaquim Garrabou, studiues në Institutin e Shkencave Detare, Barcelonë.
Sipas një studimi të kryer nga 30 shkencëtarë nga 11 vende që shtrihen në Mesdhe, vala e të nxehtit mes viteve 2015-2019 ka prekur mbi 50 lloje gjallesash, duke çuar në vdekje në masë. Nga viti 1982 deri në 2018-n, temperaturat e këtij deti janë rritur me 0.4 gradë çdo dekadë.
Ekspertët dhe organizatat ambjentaliste po bëjnë thirrje që 30 për qind e detit të mbrohet nga aktiviteti i njeriut për t’u dhënë gjallesave mundësi që të riprodhohen. Aktualisht, vetëm 8% e Mesdheut është e mbrojtur në shkallë të ndryshme.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet