Scholz përgjigjet para ligjvënësve për skandalin financiar
Kancelari gjerman Olaf Scholz do të përballet këtë javë me një interpelancë lidhur me rolin e dyshuar në favorizimin e një skeme mashtrimi miliardere, hetimet mbi të cilën kërcënojnë të minojnë figurën e tij, teksa po lufton me një krizë energjetike dhe pasojat e luftës.
Në skemën e mashtrimit, bankat dhe investitorët dyshohen se kanë kryer shit-blerje të aksioneve të kompanive duke fshehur pronësinë e aksioneve dhe duke u lejuar palëve të përfshira në operacione të deklaronin një shlyerje të rremë të taksave.
Rasti është kthyer në një skandal politik, i ndezur nga titujt e gazetave që sugjerojnë se prokurorët po e hetojnë shkeljen në fjalë në Hamburg, ku Scholz ka shërbyer më herët si kryetar bashkie e ku hetuesit kanë zbuluar 200 mijë euro para të thata në kasafortën e një politikani lokal.
Sipas burimeve zyrtare, çështja përfshin rreth 100 banka në 4 kontinente dhe të paktën 1 mijë të dyshuar. Scholz është përfshirë në të në një kohë kur koalicioni i krisur qeverisës po përballet me rritjen e pakënaqësisë popullore për çmimet e larta të energjisë për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.
Të premten, kancelari do të përballet me ligjvënësit në Hamburg, të cilët po përpiqen të zbulojnë përse, kur ai ishte kryetar bashkie, u desh ndërhyrja e Ministrisë së Financave që autoritetet vendore të lëviznin dhe kërkonin kthimin e miliona eurove të siguruar nga skema e “Warburg”, një bankë e rëndësishme lokale.
Nga ana e tij, Scholz ka hedhur poshtë sugjerimet për një ndërhyrje politike për llogari të bankës, por ligjvënësit pretendojnë se çështja nuk është mbyllur ende.
LEXONI GJITHASHTU:
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, një viktimë dhe një i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut