Rekrutët ukrainas në Britaninë e Madhe, stërviten kundër pushtuesve rusë
Deri pak javë më parë, Serhij ishte një analist biznesi në një kompani elektronike. Ndërsa Zakhar ishte një inxhinier. Tani ata janë ushtarë që stërviten për të çliruar Ukrainën nga pushtimi rus, por duke e bërë atë 1 mijë milje larg, në Britani.
Ata janë mes disa qindra rekrutëve ukrainas që i janë nënshtruar një stërvitjeje intensive në një bazë ushtarake në jug-lindje të Anglisë. Bëhet fjalë për një pjesë të 10 mijë ushtarëve ukrainas që qeveria britanike është zotuar të stërvitë brenda 120 ditësh.
Rekrutët po mësojnë taktikat e luftës urbane, qitje me armë zjarri dhe dhënien e ndihmës së shpejtë në fushën e betejës.
Dhe teksa stërviten, nën mbikëqyrjen e ushtarakëve britanikë të stërvitur për operacione në Irlandën e Veriut, të rinjtë ukrainas mendojnë se si të largojnë trupat ruse nga rrugët e qyteteve të tyre.
Ata vlerësojnë faktin se instruktorët britanikë kanë shumë eksperiencë nga luftërat në Irak dhe Afganistan.
“Ne mund t’i aplikojmë këto njohje në Ukrainë për të çliruar vendin nga pushtimi rus”, thotë Serhij, që me rekomandim të instruktorëve ruan anonimatin.
LEXONI GJITHASHTU
BE merr masa për të forcuar Europol-in kundër krimit dixhital dhe ndërkufitar
Trump zgjat me një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor, lihen në fuqi edhe sanksionet
Vala e të nxehtit në Evropë, shënohet viktima e parë në Itali. 16 qytete në gatishmëri të lartë
- 15:07 Rama flet për France 24: Faktorët e huaj nuk e duan investimin në Zvërnec
- 14:47 Me vlerë 350 milionë euro, familja mbretërore e Katarit blen vilën luksoze të Berlusconit në Sardenjë
- 14:43 Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane
- 14:28 Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit, anulohet lëvizja e 100 trena në ditë
- 14:19 Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen
- 14:13 Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)