Atentati në Vlorë dhe e kaluara e dy viktimave | 5 zhvillime kryesore

Atentati në Vlorë
18 Gusht 2022 | 14:56
  • Atentat me dy viktima në Vlorë

Dy persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një atentati të ndodhur paraditen e së enjtes në Panaja të Vlorës.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se është qëlluar në drejtim të një automjeti tip “Benz” në autostradën Fier-Vlorë.

Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe kanë bërë bllokimin e autostradës, duke devijuar qarkullimin e mjeteve nga rruga e vjetër.

Lexoni për më shumë: Atentat me dy viktima në Vlorë

Pamje nga vendngjarja
  • Të përfshirë në një vrasje në 2019-ën, kush ishin dy viktimat e atentatit në Vlorë

Shpati Lena dhe Hakim Xhezo janë viktimat e atentatit të ndodhur paraditen e së enjtes në Panaja të Vlorës. Ata janë emra të njohur për policinë, pasi janë përfshirë më parë në aktivitetet kriminale.

Lena ishte arrestuar në mars të këtij viti me dy persona të tjerë Ariel Kingjin dhe Kristi Drollin, ndërsa ishin duke lëvizur me automjet në zonën e Ujit të Ftohtë, por më pas është liruar.

Në këtë ngjarje, është përfshirë edhe Hakim Xhezo i cili gjithashtu u la i lirë.

Lexoni për më shumë: Të përfshirë në një vrasje në 2019-ën, kush ishin dy viktimat e atentatit në Vlorë

Gazetarja e “Euronews Albania”, Ebrieta Maçaj raporton nga vendngjarja
  • Atentati në Vlorë, policia dyshon për vrasës me pagesë

“Nisur nga dinamika e ngjarjes, sesi autorët janë vënë në ndjekje të viktimave, armët që kanë përdorur, mekanizmi, kanë ngritur dyshime të arsyeshme për policinë se kemi të bëjmë menjë vrasje të mirëorganizuar dhe me vrasës me pagesë”.

Janë këto detajet e fundit që raporton gazetari i “Euronews Albania”, Eni Ferhati.

Dyshohet se atentati i sotëm ka ndodhur për motive hasmërie, për shkak të një vrasjeje të ndodhur 3 vite më parë në Vlorë ku mbeti i vrarë biznesmeni Arben Beqiraj, i cili zotëronte një plazh privat.

Një konflikt i nisur për motive të dobëta, ka përfundur në përdorimin e armëve, më 5 gusht të vitit 2019.

Lexoni për më shumë: Atentati në Vlorë, policia dyshon për vrasës me pagesë

Gazateri i “Euronews Albania”, Eni Ferhati
  • Dyshime për 3 autorë, gjenden 20 gëzhoja, detaje nga atentati në Vlorë

“Dyshohet se tre janë autorët e atentatit në Vlorë dhe në vendngjarje janë gjetur 20 gëzhonja”.

Janë këto detajet e fundit që raporton gazetarja e “Euronews Albania”, Ebrieta Maçaj në lidhje me atentatin e ndodhur rreth orës 09:30 në Panaja të Vlorës.

Sipas informacioneve paraprake, kanë qenë dy nga autorët të cilët kanë qëlluar në drejtim të “Benz-i” ku mbetën të vdekur dy persona, teksa i treti drejtonte automjetin. Dyshohet se nga autorët është përdorur armë zjarri automatik.

Lexoni për më shumë: Dyshime për 3 autorë, gjenden 20 gëzhoja, detaje nga atentati në Vlorë

Foto nga vendngjarja në Vlorë
  • Atentat dhe vrasje për motive të dobëta, 4 viktima në më pak se 24 orë

Katër viktima janë regjistruar në më pak se 24 orë në vend, si pasojë e një atentati dhe dy vrasjeve për motive të dobëta.

Në orët e para të mëngjesit të së enjtes, dy persona mbetën të vdekur në Panaja të Vlorës, teska po udhëtonin me një automjet tip “Benz” dhe u qëlluan për vdekje nga një tjetër automjet në lëvizje.

Mbrëmjen e djeshme, një 41-vjeçar u vra në Sarandë pas një konflikti për vendin e parkimit.

Një vrasje për motive të dobëta ndodhi edhe në Elbasan po mbrëmjen e së mërkurës, ku një 20-vjeçar qëlloi për vdekje me armë një 25-vjeçar, pas një konflikti të çastit që nisi në një lokal në afërsi të stadiumit.

Lexoni për më shumë: Atentat dhe vrasje për motive të dobëta, 4 viktima në më pak se 24 orë

Foto nga vendngjarja në Vlorë
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026