Mësuesit në Kosovë duan 100 euro shtesë në pagë, paralajmërojnë grevë më 25 gusht
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të arsimit në Kosovë, Rrahman Jashari deklaroi se mësuesit kërkojnë 100 euro shtesë në paga, për shkak të rritjes së çmimeve.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Jashari u shpreh se kanë kërkuar dialog me kryeministrin Albin Kurti, por sipas tij, kreu i qeverisë nuk i ka dëgjuar kërkesat e tyre.
Ai shtoi se sindikata e arsimit do të mbajë grevë më 25 gusht, nëse qeveria nuk i plotëson kërkesat e tyre.
“Ky rrugëtimi ynë në përpjekje për të pasur dialog me qeverinë Kurti ka muaj që është bërë. Kemi bërë shumë shkresa, kemi kërkuar takime, por qeveria Kurti është barrikaduar në mënyrë të çuditshme ndaj sindikatave dhe nuk e ka bërë asnjëherë dialogut. Kemi kërkuar që për shkak të ngritjeve tepër të mëdha të artikujve elementarë për jetesë, qeveria të mbështesë me nga 100 euro të punësuarit.
Nuk kemi pasur reagime të mirëfillta nga qeveria. Ministria e Arsimit i ka dëgjuar ankesa, por nuk ka kompetenca. Në grevë do të jetë edhe sektori i arsimit. Asnjëherë nuk ka pranuar Kurti që të ulet të bisedojë. Greva fillon më 25 gusht, nëse qeveria nuk reagon dhe zgjidh kërkesat tona”, theksoi Jashari.
LEXONI GJITHASHTU
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta