Dënohet financiari i Trump, shpallet fajtor për mashtrim dhe evazion fiskal
Shefi i financave të kompanisë së ish-presidentit Donald Trump është shpallur fajtor për mashtrim dhe evazion fiskal nga një gjykatë e Nju Jorkut.
Allen Weisselberg, që ka shërbyer si shef i operacioneve financiare të “Trump Organization”, akuzohej për fshehjen e më shumë se 1.7 milionë dollarëve.
Ai pritet të dënohet me 5 muaj në burgun famëkeq “Rajkers Ajllënd” dhe do t’i duhet të kthejë paratë që u detyrohet tatimeve.
Nga ana e tij, Trump nuk është akuzuar. Ish-presidenti e ka quajtur hetimin penal të prokurorisë së Manhatanit ndaj kompanisë së pronave të patundshme të familjes së tij një “gjueti shtrigash”.
Çështja lidhet me një skemë 15-vjeçare që sipas prokurorëve ndihmoi drejtuesit e organizatës së Trump të shmangnin shlyerjen e taksave mbi përfitimet e korporatës nga shit-blerja dhe dhënia me qira e apartamenteve dhe automjeteve luksoze.
Hetimi synonte të verifikonte nëse Weisselberg dhe drejtues të tjerë kishin marrë përfitime pa i raportuar ato tek institucionet.
Në seancën e mbajtur, 75-vjeçari pranoi përfshirjen e tij në skemën e mashtrimit dhe përfitimet e paligjshme që rridhnin prej saj.
Weisselberg, i konsideruar një nga ortakët më besnikë të Trump, punoi për ish-presidentin për rreth 50 vjet. Ai e la detyrën si shef i operacioneve financiare të cilën e mbante që prej 2005-s vitin e kaluar, kur u arrestua.
Edhe kompania e ish-kreut të shtetit është gjithashtu e pandehur në këtë proces, me avokatët e saj që pretendojnë pafajësinë.
LEXONI GJITHASHTU
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë