Notre Dame do të ndërtohet sipas modelit origjinal gotik

10 Korrik 2020 | 09:15

Katedralja e njohur “Notre Dame de Paris”, e cila u përfshi nga flakët një vit më pare, do të restaurohet sipas modelit origjinal gotik të shekulli të 19-tw, me përpjekjen për të qënë identikisht e njëjtë me pamjen që të gjithë njohin.

Lajmi u bë me dije nga presidenti francez, Emmanuel Macron, duke i dhënë fund edhe spekulimeve, sipas të cilave katedralja do të rindërtohej duke u bazuar në stilin modern.

“Premtoj se Notre Dame do të rindërtohet brenda 5 vitesh. Do të bëjmë gjithcka që të përmbushim këtë afat”është shprehur presidenti Macron

Kreu i Elizesë fitoi sigurinë dhe bindjen se ishte e nevojshme që katedralja të restaurohej duke ruajtur madhështinë e saj të mëparshme, pas një mbledhjeje të Komisionit Kombëtar të Trashëgimisë dhe Arkitekturës, bazuar në mendimet e ekspertëve.

“Presidenti u besoi ekspertëve dhe para-aprovoi në skicë projektin e paraqitur nga arkitekti kryesor (Philippe Villeneuve), i cili planifikon të rindërtojë majën e katedrales në mënyrë identike,” thuhet në njoftimin e Elysée.

Ky projekt propozon një restaurim të përgjithshëm të katedrales dhe majës së saj sa më afër pamjes që kishte para zjarrit të 15 Prillit 2019. Një ngjarje që shkaktoi reagime të shumta në të gjithë botën e ku në vetëm dy ditë për restaurimin e ndërtesës ikonike të Francës u mblodhën 900 milionë euro.

Zyrtarët e Kishës shpresojnë se Notre dame De Paris do të rihapet në vitin 2024 kur kryeqyteti francez pritet të pres Lojërat Olimpike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet

Eksperti i mjedisit, Taulant Bino, ka folur këtë të hënë në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania lidhur me çështjen e Zvërnecit. Bino...
22:18 | 01/06/2026

“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve

Gazetari Aleksandër Çipa ka folur mbrëmjen e së shtunës në “Review”, me moderatoren Greta Topjana në Euronews Albania, mbi zhvillimet në Partinë Demokratike në kuadër...
21:32 | 30/05/2026