Psikologia: Kryeministrja finlandeze, politikania atipike që po pëlqehet më shumë
Psikologia Lenida Halilaj thotë se videoja e kryeministres finlandeze duke festuar me mikeshat e saj është thyerja e privatësisë, pasi pavarësisht pozicionit, të gjithë e kanë një jetë private për të jetuar.
Në një intervistë për Euronews Albania ajo tha se kryeministrja Sanna Marin është politikania atipike që po pëlqehet edhe më shumë nga publiku sesa politikani tradicional; që në përgjithësi është mashkull, me karakter të fortë, i dhënë 100 për qind ndaj karrierës.
“Ka ardhur një kohë ku janë përqafuar sjelljet atipike të liderëve, të cilët shihen edhe më shumë si njerëz normalë”, tha Halilaj.
Në Finlandë, kryeministrja e vendit Sanna Marin është vënë në kritika pas publikimit të një video ku ajo shfaqet duke festuar me miqtë e saj.
Në video, sipas mediave finlandeze, shfaqet kryeministrja e vendit duke marrë pjesë në një festë të shfrenuar, në një ambient privat. Pjesë e festës kanë qenë miq politikanë të kryeministres, deputetë, gazetarë dhe personazhe të show-bizit finlandez.
Pas publikimit të pamjeve të festës, deputetë të opozitës i kanë kërkuar kryeministres të bëjë testin e drogës.
LEXONI GJITHASHTU:
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta