Makron e Merkel garantojnë ndërmjetësimin e dialogut, pas video-konferencës me Hotin dhe Vuçiçin
Presidenti francez, Emanuel Makron, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, kanë publikuar një deklaratë të përbashkët për mediat pas video-konferencës të mbajtur mëngjesin e ditës së sotme mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti; presidentit serb, Aleksandar Vuçiç; Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për punët e Jashtme dhe Sigurisë, Josep Borrell; dhe me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak.
Vuçiç dhe Hoti ranë dakord që ta rinisin dialogun Beograd-Prishtinë, i cili është ndërprerë që nga nëntori i vitit 2018.
BE do të vazhdojë ta ndërmjetësojë këtë dialog, me synimin për të normalizuar marrëdhëniet Kosovë-Serbi nëpërmjet një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, përfundimtare dhe të detyrueshme ligjërisht.
Kryeministri kosovar dhe presidenti serb pranuan të thellojnë bashkëpunimin në fusha të ndryshme të parashikuara nga Procesi i Berlinit, si pjesë e masave që shërbejnë për të ngritur besimin midis dy palëve.
Pjesëmarrësit diskutuan hapat e radhës të dialogut Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga BE. Diskutimet do të nisin më 12 korrik, nëpërmjet një videokonference, ndërsa takimi i parë fizik do të organizohet në Bruksel, më 16 korrik, nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-, Borell, dhe i dërguari i posaçëm, Lajçak.
Presidenti Makron dhe kancelarja Merkel u bënë thirrje presidentit Vuçiç dhe kryeministrit Hoti që të bëjnë përparime domethënëse me negociatat në muajt në vazhdim.
Duke qenë se normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës e Serbisë është mjaft i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit, si dhe për perspektivën europiane të dy vendeve, Merkel dhe Makron vazhdojnë të garantojnë mbështetjen dhe ndërmjetësimin e BE-së, si dhe, nëse do të jetë e nevojshme, janë gati të mbajnë një tjetër samit teksa vazhdohet me negociatat.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq