Mjekët thirrje për testime masive, Rama: Vendimi nuk më përket mua, por institucioneve përkatëse

10 Korrik 2020 | 16:58

Mungesa e testimeve në Shqipëri është evidentuar dhe nga mjekë të njohur brenda dhe jashtë vendit. Moskryerja e tyre ka shkaktuar habi te mantelbardhët shqiptarë në diasporë.  

“Një njëri privat ka të drejtën e tij legjitime dhe humane për të kryer tamponin nëse ai dëshiron”, tha për Euronews Albania mjeku Kita Sallabanda

Ndërkohë, epidemiologët në vend kanë dhënë dhe këshillat e tyre, drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë në mënyrë që të shmangen infektimet në institucionet shëndetësore, të cilat së fundmi janë kthyer në vatra infeksioni.

“Ajo që mund të bëjmë plus është testimi i çdo personi që punon nëpër spitale dhe testim i çdo personi që shtrohet. Numri i tamponëve duhet rritur, patjetër që duhet rritur. Por, kapaciteti i Ministrisë së Shëndetësisë mbetet shqetësim për të kryer testime masive, u shpreh mjeku Ilir Alimehmeti:

“Kur do ndodhë kjo rritja e kapaciteteve? Janë thjesht fjalë të thëna bosh, se si duket nuk kanë mundësi financiare, pasi shumicën e parave jua marrin tenderët dhe koncesionet.

Nga ana tjetër, spitalet private janë të gatshme të vënë në funksion kapacitetet e tyre për të kryer këto testime”, deklaroi për Euronews Albania mjeku Artan Koni.

 “Duhet diversifikuar kjo punë, pasi nëse e bën pas një jave, ai të sjell gjithë lagjen me vete. Nuk arrij të kuptoj, kur një spital bën ndërhyrje për heqjen e trombit, nuk bën dot një palo tampon? E them palo me plot gojë”, u shpreh mjeku Leonard Solis.

E pyetur nga Euronews Albania, ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli shprehu gatishmërinë për bashkëpunimin privat-publik, por sipas saj laboratorët duhet të jenë të certifikuar nga OBSH.

“Partneriteti publik privat plotëson njëri-tjetrin, mjafton të jenë të certifikuar nga OBSH”, tha zv.ministrja.

“Spitali jonë ka licencë për trajtimin e sëmundjeve të ngjashme, sigurisht që mund të trajtojë dhe këtë, dhe jo vetëm spitali jonë”, u shpreh mjeku Arben Pilaca.

Vetë OBSH, nëpërmjet përfaqësueses në Shqipëri, deklaroi se vendimi për kryerjen e testimeve në spitale private, i përket plotësisht Ministrisë së Shëndetësisë.

“Pikë së pari ky është një vendim i ministrisë së shëndetësisë dhe është komitetit shkencor dhe teknik ai që këshillon. Lejimi i zhvillimit të tamponëve në spitale private do të funksiononte vetën nëse personi që ka rezultuar pozitiv ose negativ ka njoftuar organet e shëndetit publik”, tha Bettina Mene, përfaqësuesja e OBSH në Shqipëri.

I këtij mendimi ishte dhe kryeministri Rama.

“Jemi të përgatitur për ta përballuar këtë rritje numrash, por nëse duam të ruajmë këtë trend dhe duam të minimizojmë pasojat, atëherë çdokush duhet të marri përgjegjësinë e vet. Ne e kemi rritur numrin e testeve, dhe testet i bën autoriteti përkatës. A ia jep apo s’ia jep të drejtën spitaleve private të bëjnë testet, kjo është çështje e autoritet përkatës nuk është çështje e imja dhe e juaja”, tha z. Rama

Edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është i mendimit se spitalet private mund të bëjnë teste, qoftë edhe me PPP.

E teksa Ministria e Shëndetësisë zvarrit vendimmarrjet, COVID-19 vijon të marrë jetë njerëzish përditë, teksa vetëm në muajin e fundit kanë ndërruar jetë mbi 50 persona.

 

Lexoni gjithashtu:

Beqaj: Duhet frenuar ‘dalldia’ pas relaksimit të masave, MSH të vërë në punë kontratat e PPP me privatët

Rama: Për kryerjen e testeve nga privati, vendosin autoritetet përkatëse

Përfaqësuesja e OBSH në Shqipëri, Bettina Menne: Shtimi i viktimave në vend është shqetësues

Numri i ulët i ekzaminimeve, mjeku Koni: Qeveria kërkon të mbajë nën kontroll shifrat e të prekurve

Solis: ISHP s’ka kapacitete, privati të lejohet të kryejë testime, po i afrohemi Kinës për mungesë transparence

Testimet e COVID-19, Rakacolli: Brenda javës tjetër hapet laboratori i dytë në QSUT

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026