Shpallet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve në Kosovë, Vetëvendosje konfirmohet e para

8 Nëntor 2019 | 15:45

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë. Nga numërimi i 844 mijë votave të vlefshme, Lëvizja Vetëvendosje është konfirmuar si parti e parë në vend.

Vetëvendosje do të ketë 32 deputetë në legjislaturën e re të Kuvendit, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 29 vende në Kuvendin e Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës, renditet e treta, ndërsa Koalicioni i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me Partinë Socialdemokrate, ka mbetur e katërta.

Nga 20 vendet e rezervuara për komunitetet pakicë në Kuvendin e Kosovës, 10 deputetë i ka fituar Lista Serbe.

Ndërkohë, koalicioni Nisma Socialdemokrate – Aleanca Kosova e Re – Partia e Drejtësisë nuk ka fituar votat e nevojshme për t’u bërë pjesë e Kuvendit, duke marrë vetëm 4.98 për qind të votave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026