Jahti me vlerë 76 milionë euro i oligarkut rus do të shitet në ankand

20 Gusht 2022 | 22:29

Jahti me vlerë marramëndëse prej 76,571,431 euro i një oligarku rus, i goditur nga sanksionet, do të dalë në ankand nga qeveria e Gjibraltarit të martën.

Kjo do të jetë një nga anijet e para luksoze që do të shiten që kur u vendosën kufizime ndaj qindra rusëve të pasur pas pushtimit të Ukrainës nga Vladimir Putin.

Axioma, me një gjatësi prej 72.5 metra po shitet për një bankë investimi amerikane, JP Morgan, e cila pretendon se pronari miliarder i jahtit, Dmitry Pumpyansky, i detyrohet më shumë se 20 milionë dollarë.

Anija, e cila përmban gjashtë kabina luksoze për mysafirë, një pishinë, një dhomë kinemaje 3D, palestër, xhakuzi dhe një banjë të pajisur plotësisht, u ndalua pasi u ankorua në Gjibraltar në muajin mars.

Ndërsa dhjetëra super jahte të dyshuara se janë në pronësi të oligarkëve nën sanksion, janë ndaluar ose konfiskuar në të gjithë botën, Axioma është i vetmi që është vënë në shitje.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026