Kafe në nderim të viktimave, ekspozita “Ku kemi qenë” përkujton viktimat e Srebrenicës

11 Korrik 2020 | 06:51

25 vite më parë më shumë se 8000 burra dhe djem myslimanë boshnjakë humbën jetën si pasojë e gjenocidit serb. Tani më shumë se 8.000 filxhan kafeje po shpërndahen në qytetin e Srebrenicës  në përkujtim të secilit prej tyre.

Kupat e porcelanit janë pjesë e ekspozitës “Ku keni qenë”, që një artiste amerikano-boshnjake e filloi në vitin 2006 , e cila më vonë u përhap anembanë botës para se t’i sillte ata në shtëpi për të përkujtuar 25- vjetorin e masakrës më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore.

Aida Sehovic e filloi ekspozitën e saj përkujtimore në Sarajevë në vitin 2006 me 923 filxhanë në shenjë nderimi për gratë nga  Srebrenica që humbën të dashurit e tyre në këtë masakër.

Ajo përdori gota tradicionale kafeje dhe vargje nga këngë të vjetra popullore boshnjake për të ilustruar ndjenjat e humbjes dhe kujtimit. Ndërsa vullnetarët po shpërndanin filxhanët për kafe në një livadh pranë qendrës përkujtimore të Srebrenicës, një grua me lot në sy mbushi gjashtë filxhan kafe, në kujtim të gjashtë të afërmve që humbi në masakër.

Sehovic ka organizuar shfaqje të tillë çdo vit në 11 korrik në sheshet e qyteteve në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe Evropë. Ekspozita është rritur çdo vit e më shumë duke çuar në 8000 numrin e njohur të viktimave.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme aty do të varrosen edhe eshtrat e nëntë viktimave të masakrës të sapoidentifikuar. Eshtrat e më shumë se 1.000 viktimave të gjenocidit të Srebrenicës nuk janë gjetur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026