Atentat në Moskë vajzës së aleatit të Putin, vdes 30-vjeçarja
Vajza e një aleati të ngushtë të presidentit rus Vladimir Putin ka humbur jetën pas shpërthimit të makinës së saj në periferi të Moskës.
Darya Dugina vdiq pasi makina e saj shpërtheu teksa po udhëtonte për në shtëpi, sipas komiteti hetimor të Rusisë, shkruan BBC.
Mendohet se objektivi i synuar i sulmit mund të ketë qenë babai i saj, filozofi rus Alexander Dugin, i njohur si “truri i Putinit”.
Dugin është një ideolog i shquar ultra-nacionalist që besohet të jetë i afërt me presidentin rus.
Alexander Dugin dhe vajza e tij ishin ftuar si të ftuar nderi në një festival në një pronë afër Moskës, ku filozofi dha një leksion.
Ata do ktheheshin nga ngjarja të shtunën në mbrëmje me të njëjtën makinë përpara se Dugin të merrte vendimin për të udhëtuar veçmas nga vajza e tij në minutën e fundit.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje