Alarmi nga COVID-19 në Ballkan, Sllovakia drejt masave kufizuese. Edhe Italia mund të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme
Shtetet ballkanike janë kthyer në një shqetësim, pasi çdo ditë raportohet për rritje të rasteve me coronavirus. Sllovakia këtë të enjte raportoi shifrat më të larta të të prekurve që nga nisja e pandemisë më 22 prill.
Kryeministri Igor Matovic u shpreh se shifrat me më shumë se 50 të infektuar nuk ishin një tregues i mirë dhe se vendi mund të përballet me një valë të dytë të pandemisë.
Autoritetet shëndetësore në Sllovaki janë duke konsideruar nëse do të rivendosen sërish masat kufizuese për të parandaluar përhapjen e virusit.
Matoviç tha se kjo mund të përfshijë një ndryshim ligjor, në mënyrë që njerëzit që kthehen nga destinacionet më të rrezikshme mund të kontaktohen me mesazhe dhe të kërkohet të raportojnë tek autoritetet.
Sllovakia ishte një nga vendet e para evropiane që mbylli shkollat, dyqanet dhe kufijtë kur pandemia goditi kontinentin në mars.
Edhe Italia për shkak të krizës së COVID-19 me shumë mundësi do të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme.
Lajmi u bë me dije nga kryeministri Conte, duke folur në një ceremoni në Venecia.
“Zgjatja e mundshme thjesht do të thotë që ne jemi në gjendje të vazhdojmë të marrim masat e nevojshme për t’u përballur me epideminë”, – tha Conte.
Italia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme gjashtëmujore në fund të janarit, kur nisën të shfaqen rastet e para me COVID-19.
Edhe në Rusi, sikundër në çdo vend të botës, ka rinisur bashkëjetesa me COVID-19 duke u rihapur të gjitha aktivitetet, sigurisht duke ndjekur masat e reja.
Në muzeun ‘Pushkin’ vizitorët mund të hyjnë brenda duke mbajtur maskë e duke respektuar distancën sociale.
Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar
Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit