CAS vendos të hënën, Manchester City pret heqjen e dënimit nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv do të marrë të hënën vendimin në lidhje përjashtimin 2-vjeçar që Manchester City ka marrë nga UEFA.
Diçka të tillë e ka njoftuar vetë CAS përmes një deklarate. Qeveria e futbollit europian mori masa ndaj Manchester City duke e akuzuar për shkelje të rregullave të ‘fair play’ financiar dhe për mosbashkëpunim gjatë hetimeve.
Krahas përjashtimit 2-vjeçar nga kompeticionet ndërkombëtare, anglezët u gjobitën edhe me 30 milionë euro.
Pas vendimit që u mor në muajin shkurt, City apeloi me pretendimin se çdo veprim është kryer brenda rregullave dhe pret drejtësinë nga CAS.
Muajin e shkuar, Gjykata e Arbitrazhit dëgjoi për tri ditë me radhë mbrojtjen e “citizens”, të cilët besojnë shumë se do të marrin pjesë në Ligën e Kampioneve.
Nëse CAS do i japë të drejtë UEFA-s, atëherë City mund të humbasë afro 100 milionë paundë nga mungesa në arenën ndërkombëtare.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në