Berisha: Cenimin më të madh të sigurisë kombëtare e ka bërë Rama
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha shprehet se cenimin më të madh të sigurisë kombëtare e ka bërë Edi Rama.
Gjatë një konference për mediat Berisha u shpreh se projekti i Ballkanit të Hapur është një projekt serbo-rus që mbështetet edhe nga kryeministri shqiptar, Edi Rama.
“Jam këtu për të deklaruar se kërcënimin më të madh në këto vite ndaj sigurisë kombëtare me akte madhore e ka bërë personalisht Edi Rama. Sherbimet serbe dhe ruse janë sintoni të plotë, në bashkëpunim të ngushtë. Putin i madh dhe i vogël janë një unitet përjetëzisht i pazgjidhshëm. Ka një projekt tjetër madhor për Ballkanin, projekt serbo-rus dhe ky është Ballkani i Hapur. Shqiptarët e dinë se ky projekt u mbështet nga ministri i Jashtëm rus Lavror. Ky projekt mbështetet edhe nga vasali i Vuçiç në Tiranë, Edi Rama. A nuk është ky një akt kërcënimi madhor i sigurisë kombëtare nga Edi Rama?”, u shpreh Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
“I proceduar për 8 vepra penale”, Rama publikon të dhëna për një nga organizatorët e protestës
Largimi i Koçekut nga grupi parlamentar, Balla: Të dorëzojë mandatin, ja ka dhënë PS
“Tullumbacja plasi në sytë e shqiptarëve”, Balla: Sot protestën atyre që e nisën, ua kanë vjedhur
- 12:24 Gjykata vendos, lihet në burg autori i vrasjes së vëllait të tij në Kavajë
- 12:24 Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 12:18 “I proceduar për 8 vepra penale”, Rama publikon të dhëna për një nga organizatorët e protestës
- 12:09 Largimi i Koçekut nga grupi parlamentar, Balla: Të dorëzojë mandatin, ja ka dhënë PS
- 11:51 U lanë të flinin në makinë në kulmin e të nxehtit, humbin jetën dy të mitur në Qipro
- 11:45 “Tullumbacja plasi në sytë e shqiptarëve”, Balla: Sot protestën atyre që e nisën, ua kanë vjedhur