Berisha akuza Ramës: Agjent influent i Kremlinit në Tiranë për ‘Ballkanin e Hapur’

22 Gusht 2022 | 12:24

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha hodhi akuza nga selia blu për kryeministrin Edi Rama, ku u shpreh se po vepron si agjent i Kremlinit me projektin ‘Ballkani i Hapur’.

“Ata që kërkojnë agjenturë në bunkerë e tunele, problemi kryesor për Shqipërinë është në krye të qeverisë së vendit. Rama po vepron si agjent influent i Kremlinit në Tiranë me projektin Ballkani i Hapur”, u shpreh Berisha gjatë një deklarate për mediat.

“Rama refuzon të bllokojë vizat për shtetasit rus. Meqë jemi në fushën e lajmeve për spiunë, ju dëgjuar se njëri prej figurave më kyçe të SHISH, Frederik Ymeri ishte aset rus. Në të vërtetë ai nuk është i izoluar, Fatos Klosi ndiqej nga shërbimet inteligjente shqiptare për lidhje të dyshimta me dy shërbime të tjera”, u shpreh më tej Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“I proceduar për 8 vepra penale”, Rama publikon të dhëna për një nga organizatorët e protestës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protestën qytetare që po zhvillohet në Tiranë prej 1 muaji pa ndërprerje. Në një postim në faqen...
12:18 | 29/06/2026

Largimi i Koçekut nga grupi parlamentar, Balla: Të dorëzojë mandatin, ja ka dhënë PS

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla tha në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit se Marjana Koçeku e ka marrë...
12:09 | 29/06/2026

“Tullumbacja plasi në sytë e shqiptarëve”, Balla: Sot protestën atyre që e nisën, ua kanë vjedhur

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit se Partia Socialiste nuk do të...
11:45 | 29/06/2026